Grupi “The Bloody Alboz”, apo i njohur si TBA ka reaguar pas në media është duke qarkulluar një video ku rrihet burtalisht reperi BKM e që për të u tha se ishtë anëtar i TBA-së.
TBA ka bërë të ditur se ai nuk ka qënë dhe as nuk është antëtar i këtij grupi.
“Nuk ka lidhje me TBA, ska qene kurre TBA”, thuhet në reaagim.
Tutje ata këto lajme i kanë quajtur si keqinformim i publikut.
Ndryshe ky reagim ka të bëjë me sherrin në mes dy rep-artistëve, ku kësaj radhe i përfshirë ishte Arkimed Lushaj i njohur me nofkën “Stresi”. Ai së bashku me grupin e tij Arben Simonin i njohur ndryshe si “BMT”, për të cilin u raportua se ishte në grupin e TBA-së, shkruan Insajderi.
Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, BMT, ndodhet brenda një makine, ndërsa grupi i Stresit shkatërron automjetin me shkop bejsbolli dhe godasin Arben Simonin pa pushim.
Ky i fundit ul kokën dhe mbrohet tek shoferi, i cili u thotë të rinjve që është thjesht një taksixhi dhe asgjë më shumë.
Ndërkohë, BMT, fsheh fytyrën për të mos u kapur nga kamera dhe nuk e ngre atë në asnjë moment.
“Jam djali i Sali Lushës, ky më ka prekur familjen, nuk am gjë me ty”, dëgjohet të thotë Stresi, teksa i kërkon BMT që të ngrejë.