Eskalon protesta kundër propozimit francez në Shkup, thyhen xhamat e Ministrisë së Jashtme, plagosen 4 policë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Eskalon protesta kundër propozimit francez në Shkup, thyhen xhamat e Ministrisë së Jashtme, plagosen 4 policë

    Insajderi
    06 July 2022 - 08:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është përshkallëzuar protesta në Shkup mbrëmë në ditën e katërt, kundër propozimit francez përmes të cilit synohet të tejkalohen dallimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë rreth të kaluarës dhe çështjes së identitetit maqedonas.

    Gjatë tubimit të mbrëmjes së sotme, protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike dhe sende të forta si dhe kanë thyer xhamat e ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme.

    Gjatë protestës, policia maqedonase tha se janë lënduar katër policë.

    Protestuesit kërkojnë që autoritet e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, të refuzojnë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim.

    Sipas tyre, francez bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën e as historinë maqedonase.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark