Edhe gjashtë ministra japin dorëheqje nga qeveria e Johnsonit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Edhe gjashtë ministra japin dorëheqje nga qeveria e Johnsonit

    Insajderi
    06 July 2022 - 15:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në vazhdën e dorëheqjeve, edhe pesë ministra të tjerë sapo kanë njoftuar për dorëheqjen e tyre nga qeveria britanike.

    Kemi Badenoch, Neil O’Brien, Alex Burghart, Lee Rowley dhe Julia Lopez kanë dhënë dorëheqjen me një letër të vetme.
    Julia Lopez ishte ministre e kulturës.

    Lee Rowley ishte ministër biznesi.

    Alex Burghart ishte ministër i arsimit.

    Neil O’Brien ishte ministër për ‘levelling up’.

    Kemi Badenoch ishte ministre e qeverisë lokale.

    Ndërkaq, Mims Davies është ministrja e fundit që ka dhënë dorëheqjen. Ajo ishte ministre e punësimit në Departamentin për Punë dhe Pensione, shkruan BBC.

    Ajo thotë se partia konservatore “ka nevojë për një fillim të ri dhe unë nuk mund të shoh rrugë tjetër përpos kësaj”.

    Kjo e çon totalin e ministrave dhe ndihmësve që kanë dhënë dorëheqjen në 27.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark