​Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

    Insajderi
    07 July 2022 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policët nga stacioni policor në Ferizaj, në orët e hershme të mëngjesit , në ora 01:10, në rrugën ‘’12 Qershori’’ në Ferizaj, kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore. Gjatë kontrollimit të automjetit dhe verifikimit të personave, është ndalur një person me inicialet G.H. (M/K), 25 vjeçar, i cili ishte në kërkim.

    Sipas njoftimit, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’Sulmi’’, me dënim burgimi prej dhjetë ditëve, i cili më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark