Pas gati dy vitesh pa e parë, prindërit e Thaçit vizitojnë sot ish-presidentin në Hagë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas gati dy vitesh pa e parë, prindërit e Thaçit vizitojnë sot ish-presidentin në Hagë

    Insajderi
    08 July 2022 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas gati dy vitesh, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vizitohet në Hagë nga prindërit e tij, pasi që nga ajo periudhë po mbahet në paraburgim nën akuzat për krime lufte.

    Lajmi.net me burime merr vesh se prindërit e ish-presidentit, Haxhi e Hyra Thaçi, do ta vizitojnë atë sot.

    Sipas këtyre burimeve, ata do të qëndrojnë për në kryeqytetin e Holandës deri në orën 16:00.

    Dëshirën për ta takuar të birin, e kishin theksuar edhe gjatë vizitës së Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, në Burojë të Skenderajt.

    Ndërkaq mbrëmë, vizitën e prindërve të Thaçit e ka konfirmuar edhe Ismail Syla, ish-këshilltar i ish-presidentit. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark