Insajderi
Insajderi

Pamje të rënda | Hedhen në rrugë mbetjet e kafshëve nga festa e Kurban Bajramit

Insajderi
10 July 2022 - 20:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pamje të rënda | Hedhen në rrugë mbetjet e kafshëve nga festa e Kurban Bajramit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fotografohen mbetjet e Kurban Bajramit nëpër rrugët e Gjilanit.

Besimtarët myslimanë në Kosovë janë duke festuar festën e Kurban Bajramit, e ku dje ishte dita e parë e kësaj feste.

E, sipas traditës islame, në ditën e Kurban Bajramit duhet të theret edhe një kafshë, ku mishi duhet të ndahet me familjarët e personat në nevojë.

Therja e kafshëve bëhet në vende të caktuara, mirëpo disa qytetarë janë treguar të papërgjegjshëm duke hedhur kështu mbetjet e kafshëve nëpër rrugë.

Në pamjet që tashmë kanë arritur në redaksinë e Gazetës Insajderi, shihet se mbeturinat e kurbanëve janë hedhur në rrugët e qytetit në Gjilan.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark