Deputeti i VV-së për rojat e Kurtit që shijuan luksin në Greqi: Kryeministri s’është përgjegjës për sjelljet e tyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deputeti i VV-së për rojat e Kurtit që shijuan luksin në Greqi: Kryeministri s’është përgjegjës për sjelljet e tyre

    Insajderi
    13 July 2022 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti po qëndron prej ditësh në Greqi, ndërsa është raportuar se ai është akomoduar në resortin “Grand Resort Lagonisi” në Athinë. Mbrojtja afërt e kryeministrit Kurti, sipas fotografive të publikuara në rrjete sociale, gjendet në një pishinë të një hoteli në qytetin grek Sourpi.

    Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ku përmes një shkrimi në Facebook tha se kryeministri Kurti nuk është përgjegjës për mënyrat apo sjelljen e rojeve të afë

    Sipas tij, ka organe shtetërore që i trajtojnë këto çështje.

    “Rojet e afërta janë përgjegjëse për sigurinë e KM, mirëpo KM nuk është përgjegjës për mënyrat apo sjelljen e rojeve të afërta. Ata janë policë të shtetit që prej shumë vitesh. Ka organe shtetërore që trajtojnë këto çështje”, shkroi Abrashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark