Rrokulliset vetura, lëndohet një person në rrugë Prishtinë-Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrokulliset vetura, lëndohet një person në rrugë Prishtinë-Pejë

    Insajderi
    14 July 2022 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka mbetur i lënduar nga aksident që ndodhi sot në rrugën Prishtinë-Pejë, shkruan Insajderi.

    Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe veture ku kjo e fundit është rrokullisur.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

    “Me datë 14.07.2022 rreth orës 08:20 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira janë një veturë dhe një kamion. Njësitë relevante policore kanë dal në vendngjarje. Për momentin një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Kelani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark