Krivaça mbrohet në heshtje në gjykimin për vrasjen e Marigona Osmanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Krivaça mbrohet në heshtje në gjykimin për vrasjen e Marigona Osmanit

    Insajderi
    14 July 2022 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I akuzuari Dardan Krivaça e ka shfrytëzuar të drejtën të mbrohet në heshtje, kur është pyetur nga gjykatësi lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për vrasje të rëndë dhe dhunim ndaj 18 vjeçarës Marigona Osmani e cila u vra mizorisht gushin e vitit të kaluar.

    “Nuk jam në gjendje të flas” – tha Krivaqa.

    Kurse Arbër Sejdiu, u deklarua i pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

    “Ndihem i pafajshëm, nuk i pranoj veprat penale që më ngarkohen”, tha Sejdiu në fjalën e tij.

    @insajderitv Me antiplumb veshur dhe nën përcjellën e rreth tetë policëve Krivaqa hyn në sallën e gjyqit #insajderi #isnajderitv #dardankrivaqa ♬ original sound – Insajderi

    Krivaqën prokuroria e ngarkon me veprën penale vrasje e rëndë dhe dhunim, kurse Sejdiu po akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit.

    Krivaça u dërgua në seancën e parë fillestare i veshur me jelek antiplumb dhe nën masa të rrepta të policisë së Kosovës.

    https://insajderi.org/gjyqi-per-vrasjen-e-marigona-osmanit-dardan-krivaca-qan-ne-seance-mbrohet-ne-heshtje/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark