IPK arreston një zyrtar policor dhe gjashtë qytetarë në Pejë - ja për çka po dyshohen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    IPK arreston një zyrtar policor dhe gjashtë qytetarë në Pejë – ja për çka po dyshohen

    Insajderi
    14 July 2022 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Policor i Kosovës ka zhvilluar një operacion mbrëmë në Pejë, i cili ka rezultuar me arrestimin e një zyrtari policor dhe gjashtë qytetarëve nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të jashtëligjshëm.

    IPK ka njoftuar muaj më parë hetuesit kanë pranuar informacione se një zyrtar policor, punonjës në Drejtorinë e PK-së në Pejë, dyshohet se ishte përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.

    Në kuadër të hetimeve, mbrëmë hetuesit e IPK-së kanë zbatuar urdhrin e kontrollit në një lokal në rrugën “Hoxhë Tahsini”, në Pejë, pasi dyshohej se aty ishin duke u zhvilluar aktivitete të kundërligjshme.

    Gjatë kontrollit IPK ka njoftuar se janë sekuestruar disa sende që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale në këtë rast.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark