Përveç Konjufcës, për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë nuk votoi as kjo deputete e VV-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përveç Konjufcës, për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë nuk votoi as kjo deputete e VV-së

    Insajderi
    14 July 2022 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe deputetja Doarsa Kica abstenuan për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, i cili megjithatë u miratua me votat e bashkëpartiakëve të tyre.

    61 deputetë votuan për këtë projektligj, 58 vota ishin për, ndërsa 3 deputetë abstenuan.

    Konjufca tha se i ka pritur dhe lexuar me vëmendje opnionet e Komisionit të Venecias dhe se do të abstenojë deri në përfshirjen e tyre në projektligj.

    “Kam abstenuar dhe kështu do të bëj edhe sot, sepse më duket shumë korrekte që meqenëse vetë e kam dërguar, të pres deri në përfshirjen e këtyre opinioneve në lexim të dytë nga komisioni funksional”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark