Humb jetën në aksident 36- vjeçari shqiptar në Itali - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Humb jetën në aksident 36- vjeçari shqiptar në Itali

    Insajderi
    14 July 2022 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e ditës së sotme në Foligno, në Umbria të Italisë. Viktima është një 36-vjeçar shqiptar për të cilin mediat fqinje japin vetëm inicialet (D.G), rezident në Foligno.

    Ndërkohë i riu shqiptar humbi kontrollin e makinës së tij në rrethana ende të paqarta dhe u përplas me murin e një nënkalimi.

    https://insajderi.org/kurti-opozites-byrone-dhe-vettingun-mos-i-futni-ne-nje-thes/

    Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, për 36-vjeçarin nuk qe e mundur të bëhej asgjë. Nga përplasja ai përfundoi jashtë automjetit dhe vdiq në vendngjarje.

    Autoritetet vendase kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark