Edhe drejtori i FSSh-së iu ‘kapet’ mediave: Po spekulohet për raportimet për keqpërdorim të fondeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Edhe drejtori i FSSh-së iu ‘kapet’ mediave: Po spekulohet për raportimet për keqpërdorim të fondeve

    Insajderi
    19 July 2022 - 11:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi i ka quajtur spekulime raportimet për keqpërdorime të fondeve për trajtimin e pacientëve jashtë vendit, shkruan Insajderi.

    Sipas tij opinioni duhet të bazohet në gjetjet e auditorit dhe jo në atë se çka raportohet në media.

    “Po spekulohet me këto obligime shumë dhe më thënë të drejtën unë kam prit edhe më herët që ka me pasë reagime ndaj Fondit por sidoqoftë Auditori ka dalë dhe nuk duhet të bazohet çka po thuhet në media, jo në media”, ka thënë Plakiqi në Komisioni për Shëndetësisë përcjell Insajderi.

    Ndërkaq janë hedhur dyshime se Plakiqi ka një lidhje me Zyrën Kombëtare të Auditimit. Ka një arsye pse ky institucion del gjithmonë mirë nëpër auditime.

    “Në momentin që ne kemi vërejtur që ka fryrje të faturave me i adresojmë në bord sepse bordi është kompetent, kur p.sh është raportu nga një familjar që diçka nuk është në rregull ne si kemi marrë këto shërbime, ne menjëherë e kemi kontaku atë spital. Bordin është kompetent mi verfiku me i raportu”, u shpreh drejtori i Fondit.

    Ndërkohë, Auditori i Përgjithshëm ka tri vite që publikon raporte për Fondin për Sigurimet Shëndetësore. Në këto raporte në një far forme më shumë lihen fajtore palët që për shërim jashtë institucioneve publike kosovare nuk kanë sjellë faturat, se sa që ngritën dyshime për drejtuesit e Fondit.

    Nga 88 mostrat e testuara në vlerë prej 4.8 milionë eurosh tek rastet e rregullta ose jo urgjente, vetëm 55 pacientë i kishin dorëzuar faturat e trajtimeve, përderisa pjesa tjetër e pacientëve nuk i kishin dorëzuar dëshmitë e trajtimit të subvencionuar nga FSSH. Vlera financiare për rastet të cilat nuk i kishin dorëzuar dëshmitë e trajtimit është 446 mijë e 429 euro”, thuhet në raportin e fundit dhe shton Auditori që “Kjo kishte ndodhur për shkak të neglizhencës nga palët përfituese”.

    Sinjalizuesi, Alban Pozhegu në InDoks ka denoncuar raste të shumta në lidhje me Fondin për Sigurime Shëndetësore, thotë që drejtori aktual i Fondit, Fatmir Plakiqi ka një lidhje me Zyrën Kombëtare të Auditimit.

    Sipas tij, Plakiqi ka raporte të ngushta me Auditorin e Jashtëm e edhe atë të Brendshëm. Përmend dy emra, Valbon Bytyqin e Jeton Qorrin.

    “Çka është një gjë që duhet me cek që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore asnjëherë nuk del keq në auditime, as auditim të brendshëm as të jashtëm arsyeja është që Auditori i brendshëm është shoku i ngushtë i drejtorit, Fatmir Plakiqit – Jeton Qorri, është auditor kudo që ka punu Fatmir Plakiqi, Jeton Qorri ka qenë me të edhe është në rrjetet sociale me të gjitha anët dhe shihet me të. Ndërsa auditori i Jashtëm, Valbon Bytyqi  është në pozitë të lartë në auditorin e përgjithshëm dhe është i paguar nga Banka Botërore në Fondin për Sigurime Shëndetësorë ai i menaxhon auditorët e jashtëm kur vijnë edhe e qesin raportin e mirë, por brenda rregullon Jeton Qorri”, tha ai në InDoks të Gazetës Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark