Policia në Pejë del me apel për qytetarët lidhur me rrezikun nga zjarret - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia në Pejë del me apel për qytetarët lidhur me rrezikun nga zjarret

    Insajderi
    20 July 2022 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka dalë me një apel rreth temperaturave të larta, të cilat në vende të ndryshme po shkaktojnë edhe zjarre.

    Në një komunikatë për media, Policia ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarrëve dhe t’i lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në zjarrvënie.

    “Policia e Kosovës po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa të vazhdueshme ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme. Apelojmё tё tё gjithё qytetarёt tё cilёt frekuentojnё zonat malore tё rajonit tё Pejёs, e nё veçanit Bjeshkёt e Nemuna qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm dhe tё pёrmbahen çdo aktivitet qё mund tё shkaktoj zjarre gjatё pёrdorimit si (shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj)”, thuhet në komunikatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark