Ndahen 1.7 milionë euro për mbështetjen e këtyre bizneseve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndahen 1.7 milionë euro për mbështetjen e këtyre bizneseve

    Insajderi
    20 July 2022 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria ka ndarë 1.7 milionë euro për mbështetjen e bizneseve fillestare dhe atyre ekzistuese.

    Vendimi u mor në kuadër të zbatimit të masës 1.7 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për skemat e granteve për zanatet.

    “Me qëllim të adresimit të shkallës së lartë të papunësisë në vend si dhe aftësimit profesional në zanate, do të mbështesim me grante për vetëpunësim të gjithë ata që janë të gatshëm të mësojnë aftësi të reja, për të cilat do të çertifikohen. Vlera e këtyre granteve arrin shumën deri në 3,000 euro, ku granti do të mbulojë blerjen e pajsijeve dhe themelimin e biznesit, pas përfundimit të trajnimit me sukses dhe çertifikimit”, thuhet ndër tjerash në masën 1.7 të PRE.

    Mjetet për këtë, Ministria e Financave do t’ia transferojë Ministrisë së Zhvillimit Rural.


    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark