Kurti për dialogun me Serbinë: Duam dialog për marrëveshje jo dialog për dialog - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për dialogun me Serbinë: Duam dialog për marrëveshje jo dialog për dialog

    Insajderi
    20 July 2022 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas mbledhjes së qeverisë i është drejtuar mediave përmes një konference për media.

    Kurti u shpreh se faji që nuk ka vazhdim të dialogut është i Beogradit dhe jo i Prishtinës.

    “Ne duam dialog për marrëveshje jo dialog për dialog, sepse dialogu po bëhet për raportet mes dyja vendeve”, u shpreh kryeministri përcjell Insajderi.

    Zhagitjen e dialogut e lidh me luftën që ka nisur mes Rusisë e Ukrainës. Thotë se Serbia po vepron kësisoj që të mos i vendos sanksione Rusisë.

    “Nuk duan ti vënë sanksione Rusisë, që nga 24 shkurt i këtij viti ata janë duke u përpjekur në çdo mënyrë të zhagisin gjithçka…”, tha ai.

    Çfarëdo preteksti që përdorin (Serbia), nuk janë të vërteta, tha Kurti derisa foli për dialogun me Serbinë.


    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark