Qeveria e Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt, të 89 me radhë, ku u miratuan disa vendime, shkruan Insajderi.
Ndër tjera është aprovuar Strategjia për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Republikën e Kosovës 2022-2026 dhe Plani i veprimit 2022-2024 që paraqet një vazhdimësi të politikave të Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e një shoqërie shumetnike dhe krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, e cila do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve.
Në bazë të Kornizës së BE-së për Integrimin e Romëve, janë definuar pesë fusha të veprimit të cilat adresohen në Strategji: arsimi, punësimi dhe mirëqenia sociale, shëndetësia, banimi dhe diskriminimi. Këto fusha paraqesin prioritetet me të cilat duhet të ballafaqohet zbatimi i Strategjisë, dhe ato ndër veprojnë me njëra tjetrën.
Për secilën nga pesë fushat e Strategjisë është definuar një objektiv strategjik. Secili objektiv strategjik është zbërthyer në objektiva specifike, ndërsa këto objektiva specifike më tutje në Planin e Veprimit janë zbërthyer në rezultate dhe në aktivitete.
Këto janë gjitha vendimet:
Është miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2022 sipas të cilit ndryshohet dhe plotësohet Programi Legjislativ si në vijim:
Shtohet në Programin Legjislativ për vitin 2022:
Ndryshohet afati i miratimit në Qeveri, i këtyre projektligjeve:
Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar katër projektligje.
Miratimin nga qeveria e ka marrë edhe Rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive. Rregullorja plotëson shtojcën e pestë të Rregullores tek fushë veprimtaria e Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilës i shtohen përgjegjësitë e sigurimit, mbrojtjes dhe akomodimit për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, duke ofruar shërbime profesionale dhe mbështetëse përmes mekanizmave shtetërorë nga kjo Ministri.
Edhe Udhëzimi Administrativ për Komisionin e Ankesave për të Huajt është miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme. Ky Udhëzim përcakton përbërjen, detyrat, përgjegjësitë dhe procedurën e shqyrtimit të ankesave dhe vendimmarrjes së Komisionit të Ankesave për të huajt.
Qeveri ka emëruar Bordin e drejtorëve të Ndërmarrjes Publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Gjakova Sh. A. Me këta anëtarë:
Është miratuar vendimi për aprovimin e Programit për Diplomaci Qytetare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, i cili do të sigurojë përfshirjen aktive të mërgatës dhe diasporës në politikbërje dhe synon të forcojë lidhjen e Diasporës me Republikën e Kosovës, duke iu krijuar mundësi përfshirjeje të drejtpërdrejtë në institucionet e politikbërjes dhe vendimmarrjes në vendin e origjinës, me qëllim të transmetimit të njohurive dhe përvojave. Për zbatimin e këtij programi Qeveria ka ndarë mjetet buxhetore në vlerë prej nëntëdhjetë mijë euro.
Në mbledhjen e sotme është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për Masën 4.1 në zbatim të Vendimit të Qeverisë të datës 14 korrik 2021 lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike. Sipas vendimit do të vazhdojë pagesa shtesë prej 10% e pagës bazë, por jo më pak se 60 euro, për punonjësit e shërbimit shëndetësorë të sektorit publik, në periudhën korrik-dhjetor 2022.
Në zbatim të masës 1.7 – Skema e Granteve për Zanatet, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ndanë mjete buxhetore për Ministrinë e Zhvillimit Rural për të mbështetur bizneset start-up dhe ato ekzistuese në kuadër të thirrjes “Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar”. Një milion e shtatëqind mijë euro janë ndarë sipas kërkesës së Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për këtë qëllim.
Ka marrë miratimin në mbledhje edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr.14/24 të datës 11 gusht 2021 me të cilin është ndryshuar dhe plotësuar Vendimi i Qeverisë Nr. 17/38 i datës 30 tetor 2020, plotësimin e bordit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës me përfaqësuesin e Spitaleve të Përgjithshme sipas parimit të rotacionit, me qëllim të plotësimit të anëtarëve të këtij Bordi si në vijim:
Shëndetësisë;
Tri vendime përfundimtare për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme shoqërore me qëllim të realizimit të projekteve me interes publik janë miratuar në mbledhjen e sotme:
Dhe një vendim preliminar për shpronësim dhe krijimin e të drejtës së servitutit për interes publik të pronave të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Linjës 2×110 Kv “Kastrioti” në qytetin e Ferizajt, Zonat Kadastrale: Prelez i Jerlive, Kosinë, Muhoc, Lloshkobare, Ferizaj dhe Talinoc i Jerlive, të Komunës së Ferizajt, në dobi të subjektit kërkues/Kompania KOSTT (Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut Sh. A).
Miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme e ka marrë edhe Plani i Veprimit: Transpozimi dhe zbatimi i Rregullores së BE-së 2019/1020 për Mbikëqyrjen e Tregut dhe Përputhshmërinë e Produkteve dhe Rregullores së BE-së 2019/515 për Njohjen e Ndërsjellë të Mallrave për përgatitjen e Ligjit të ri për Mbikëqyrjen e Tregut të Produkteve. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në koordinim me Zyrën e Kryeministrit, ministritë kompetente dhe autoritetet e tjera rregullative, të cilat janë bartëse të emëruara të masave dhe aktiviteteve specifike të parapara në këtë plan, obligohen të raportojnë deri më 30 nëntor 2023 mbi masat dhe aktivitetet e zbatuara si dhe për masat dhe aktivitetet e planifikuara për periudhën e raportimit.
Kabineti qeveritar ka shqyrtuar dhe miratuar Raportin Vjetor për vitin 2022 për “Implementimin e Programit për Eliminimin e Barrierave në Tregti sipas Neneve 34 – 36 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian (2021 – 2025).
Me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej 255 mijë euro për mbështetje të sigurimit të librave për nxënësit në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.