Arrestohet nga Policia e Kosovës 44 vjeçari, i kërkuar për 14 vepra penale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet nga Policia e Kosovës 44 vjeçari, i kërkuar për 14 vepra penale

    Insajderi
    20 July 2022 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës njofton se dje në Leposaviq është hasur një person me inicialet B.G., 44-vjeç, nga Atmaxha – Prizren, i cili gjatë verifikimit ka rezultuar person në kërkim.

    I njëjti ka rezultuar me 14 urdhërarreste nga Gjykata Themelore në Prizren.

    “Nga 14 urdhëresa për vepra të ndryshme, 12 nga ato ishin për vepra penale vjedhje të rënda dhe njëra nga ato Vjedhje Grabitqare, për të cilën kërkohej për vuajtje të dënimit me kohëzgjatje prej 2 vjet”, njofton policia.

    Personi në fjalë pasi që është arrestuar është dërguar para Gjykatës Themelore në Prizren për proceduara të mëtejme.


    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark