Insajderi
Botë

Kishte në stomak gati 1 kg kokainë, zbulohet nga qentë e antidrogës në Itali

Insajderi
20 July 2022 - 16:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kishte në stomak gati 1 kg kokainë, zbulohet nga qentë e antidrogës në Itali
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Itali – E pabesueshme ajo që kishte bërë një Nigerian. Ai kishte gëlltitur rreth 1 kg kokainë për ta trafikuar. Por u zbuluar nga qentë antidrogë.

Falë nuhatjes së tre qenve të antidrogës, Semia, Betty dhe Ether, Guardia di Finanza e Olbias arrestoi në port një 36-vjeçar, me origjinë nigeriane, por banues në zonën e Pisanit, i cili po transportonte 68 vezë brenda tij, të cilat kishin gati një kilogram kokainë.

Sipas mediave vendase, zbulimi u bë gjatë kontrolleve në uljen e një motoanije që vinte nga Livorno. Pas një kontrolli personal të personit, i cili tregoi një gjendje nervozizmi të dukshëm, ushtarakët e shoqëruan burrin në spitalin Giovanni Paolo II në Olbia, ku nga ekzaminimet radiografike u zbuluan trupa të shumtë të huaj të pranishëm në sistemin e tretjes.

Pas verifikimeve, policia verifikoi se kokaina ishte brenda 68 vezëve për një total prej 931 gramë. Burri u arrestua më pas si i dyshuar për trafik droge dhe u transferua në burgun “Paolo Pittalis” në Tempio Pausania. Ende nuk dihet se si do e nxirrte ai kokainën prej andej.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark