Insajderi
Insajderi

Gruas transgjinore, Qerkicës, i dedikohet një mural gjigand në qendër të Prishtinës

Insajderi
21 July 2022 - 12:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gruas transgjinore, Qerkicës, i dedikohet një mural gjigand në qendër të Prishtinës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Muret e këtij objekti janë zbukuruar. Me portretin e Qerkices dhe shokut të saj Mustafës, disa artist kanë bërë murale në një objekt në qendër të Prishtinës, shkruan Gazeta Insajderi.

Qerkica, grua transgjinore ashkalike, e cila është mjaft e njohur për publikun shqiptar, sidomos për personat LGBTIQ+ i është bërë një dedikim në qendër të kryeqytetit, Prishtinës.

Protreti i saj është vendosur diku në muret e një objekti në Prishtinë.

Ky aktivitet është bërë në kuadër të Manifestit, i cili këtë vit do të mbahet në Prishtinë, Kosovë me një program artistik 100 ditor me performanca, evente dhe punëtori me qëllim të fuqizimit të qytetarëve për t’ua rikthyer hapësirën

Kush është Qerkica?

Aktivizimi i saj konsiston kryesisht në ekzistencë, në fuqinë dhe guximin për të sfiduar çdo normë shoqërore dhe për ta manifestuar identitetin e saj gjinor përballë mohimit dhe asgjësimit sistematik.

Diskutimi me Qerkicën është gjithmonë i veçantë, i mbushur me emocione të cilat luhaten mes mërzisë, dhimbjes, empatisë, motivimit dhe dashurisë. Fytyra e saj shkëlqen vazhdimisht dhe është gjithmonë e gatshme për muhabet e mikpritje. E njëjtë ishte edhe kur trokitëm në derën e saj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark