Insajderi
Insajderi

I vrari ishte mërgimtar, detaje të reja nga vrasja në Skenderaj

Insajderi
23 July 2022 - 22:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I vrari ishte mërgimtar, detaje të reja nga vrasja në Skenderaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazeta Insajderi pak më parë raportoi për një vrasje që ndodhi në fshatin Baks të Skenderajt, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri  ka humbur jetën një person, teksa kanë mbetur të plagosur edhe dy të tjerë.

Sipas burimeve, Insajderi mëson se Besim Musliu i cili mbeti i vrarë ishte nga diaspora.

 Ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Në lidhje me gjendjen e tyre Insajderi ka kontaktuar me mjeken kujdestare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Dafina Basholli, e cila tha se gjendja e dy të plagosurve është stabile.

”Gjendja e tyre është e mirë, stabile janë duke marr trajtimin mjeksor”, tha ajo për Insajderin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark