Insajderi
Insajderi

Zjarri në Mitrovicë, drejtori i emergjencave tregon si është gjendja aktuale

Insajderi
24 July 2022 - 11:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zjarri në Mitrovicë, drejtori i emergjencave tregon si është gjendja aktuale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bahtir Maxhuni drejtor i emergjencave në Komunën e Mitrovicës së Jugut, tha se janë munduar të shuajnë vatrat e zjarret në këtë Mitrovicë dhe tani çdo gjë është nën kontroll.

“Makineria jonë nuk ka mundur të shuaj të gjitha zjarret dhe kemi kërkuar ndihmë nga komunat fqinj, Vushtrria dhe veriu. Po ashtu kemi kërkuar ndihmë nga FSK dhe KFOR. Ne kemi lokalizuar zjarret në terren. Kemi qenë në kontakt edhe me autoritetet dhe qytetarët, duke përfshirë edhe fshatin Zasellë”, tha.

Maxhuni bëri me dije se së bashku me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza është krijuar shtabi emergjent për të menaxhuar zjarret. “Sot kemi dal në teren, jemi në gjendje gatishmërie, në teren janë zjarrfikësit dhe FSK-ja dhe po monitorojmë situatën”, theksoi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark