Insajderi
Lajme

Pacolli i shqetësuar me atë që po i ndodh në “facebook”: S’duhet ta lejojmë

Insajderi
24 July 2022 - 12:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pacolli i shqetësuar me atë që po i ndodh në “facebook”: S’duhet ta lejojmë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar i shqetësuar me komentet që po i bëjnë ndjekësit në profil për ngjarjet që ndërlidhen kryesisht me Afrikësn. Pacolli thotë se shumë komentuar shprehin një dozë racizmi derisa ka thënë se nuk duhet lejuar një qasje e tillë.

Pacolli ka sjellë një shembull që një popull nga Nairobi i Kenias ka vendosur që ta thërras vendbanimin e tyre me emrin e Kosovës në respekt për miqtë kosovarë.

Ish-presidenti Pacolli ka thënë se kosovarët s’duhet të tregohen racistë e margjinalizues kur vetë si popull janë margjinalizuar prej shekujsh.

“ Vë re se shumë komentues në postimet e mia (ato që kanë të bëjnë me Afrikën) shprehin njëfarë racizmi, veçanërisht ndaj shtresës së margjinalizuar. 

Vetëm një fakt; Një popull i tërë nga një rajon i Nairobit në Kenia e  quajnë vendbanimin e tyre “Kosovo” dhe këtë e kanë bërë për respekt për miqtë e tyre kosovarë dhe Kosovën. Unë personalisht besoj se nuk duhet ta lejojmë një gjë të tillë kur ne vetë kemi qenë të margjinalizuar prej shekujsh”, ka shkruar Pacolli.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark