
Ramush Haradinajn nuk e kanë bindur as ekspertët ndërkombëtarë. Disa orë pasi treshja e ekspertëve doli me konstatimin se Demarkacioni me Malin e Zi, është në rregull, lideri i AAK-së, ka rikonfirmuar qëndrimin e tij kundërshtues me ta.
Tha se ka kaluar koha kur në Kosovë “hartat priten me gërshërë” ndërsa nuk e përmendi fare Murat Mehën, kryetar i komisionit parlamentar për demarkacion, me të cilin pati fërkime të ashpra.
Vet Meha, pas konstatimit të ekspertëve ndërkombëtarë kërkoi nga Haradinaj që t’i kërkoj falje.
Për Haradinajn, kufiri me Malin e Zi duhet të jetë atje ku ka qenë sipas tij, “në çakorr dhe në Kullë të Zhlepit”
“Për tokën tonë, nuk i japim llogari askujt. Respekt secilit, por Kosova është Kosovë, dhe kufiri është në kufi, atje ku ka qenë. Mirë se vjen kushdo që vjen në Kosovë, por kufijtë tanë i caktojmë vetë. Ka kaluar koha, kur në emër të stabilitetit, priten hartat me gërshërë”, ka thënë Haradinaj, në Facebook./Insjaderi.com