Arrestohet 52 vjeçari në Malishevë, gjuajti me armë zjarri në dasmë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 52 vjeçari në Malishevë, gjuajti me armë zjarri në dasmë

    Insajderi
    26 July 2022 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stacioni Policor në Malishevë ka njoftuar se më 25 korrik ka pranuar informatë se në një aheng familjarë në fshatin Guriq (Komuna e Malishevës), ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

    “Njësitet patrulluese nga Stacioni Policorë në Malishevë, menjëherë ju janë përgjigjur rastit dhe kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin V.K. mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1970 i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në ahengun në fjalë me armën e tij që e kishte në posedim me leje. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një pistoletë e tipit REX-0, 13 gëzhoja të kalibrit 9x19mm, 15 fishekë të kalibrit 9x19mm si dhe dy karikator të po të njëjtës armë”, thuhet në njoftim.

    Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit personi i dyshuar ndalohet për 48 orë në ndalim policor dhe rasti po hetohet, ka njoftuar policia


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark