​Rama: Plazhe të mirëmbajtura e sezon turistik më i pastër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Rama: Plazhe të mirëmbajtura e sezon turistik më i pastër

    Insajderi
    26 July 2022 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar pamje nga plazhet publike përgjatë bregdetit të Sarandës.

    Kreu i qeverisë theksoi se plazhet nga Pllakat deri në Ksamil, janë të mirëmbajtura e të pastruara nga bashkia dhe pa asnjë pagesë për pushuesit. Rama theksoi se plazhe të tilla ka plot përgjatë vijës bregdetare të Shqipërisë, ku po zhvillohet sezoni më i pastër e më i mirë organizuar turistik.

    “Mirëmëngjes dhe me këto pamje të plazheve tërësisht publike përgjatë bregdetit të Sarandës, nga Pllakat deri në Ksamil, të mirëmbajtura e të pastruara nga bashkia dhe pa asnjë pagesë për pushuesit, ashtu si plot të tilla përgjatë vijës bregdetare të Shqipërisë, ku po zhvillohet sezoni më i pastër e më i mirë organizuar turistik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark