Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri të mërkurën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri të mërkurën

    Insajderi
    28 July 2022 - 09:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona vdiqën si pasojë e COVID-19, të mërkurën në Shqipëri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, ndërsa nga 2.667 testime, 1.261 të rezultuan pozitivë.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 1.352 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 295.340.

    Në spitale, për trajtim u shtrinë 31 pacientë.

    Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri humbën jetën nga COVID-19 3.535 e u infektuan 308.050 të tjerë. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 9.175.

    Të mërkurën, në Kosovë u regjistruan tre të vdekur nga COVID-19, ndërsa u prekën nga kjo sëmundje 1.853 persona.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark