​Izolohen një milion banorë në vendin ku ‘lindi’ COVID-19 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ​Izolohen një milion banorë në vendin ku ‘lindi’ COVID-19

    Insajderi
    28 July 2022 - 11:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qyteti kinez Vuhan ka izoluar pothuajse një milion njerëz, pas raportimit të katër rasteve asimptomatike me koronavirus. Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan.

    Banorëve të lagjes Xhanksia u është thënë të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre për tri ditë, pas raportimeve të rasteve të infektimit. Kina zbaton strategjinë e ‘zero rasteve me COVID’, duke përfshirë testime masive dhe izolime të ashpra.

    Një masë e tillë ka rezultuar me më pak vdekje sesa në shumë shtete tjera në botë. Megjithatë, strategjia është duke u kritikuar pasi njerëzit dhe bizneset po vazhdojnë të përballen me kufizime.

    Vuhani është bërë i njohur për botën në fillim të vitit 2020, pasi ka qenë qyteti i parë në botë që ka zbatuar masa të ashpra të izolimit. Masën e njëjtë më vonë e ka ndjekur edhe pjesa më e madhe e botës.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020. Deri më tani janë regjistruar mbi 6 milionë njerëz të vdekur me këtë virus./REL/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark