​Biden: SHBA pranë shqiptarëve, miqësi e përhershme mes popujve tanë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ​Biden: SHBA pranë shqiptarëve, miqësi e përhershme mes popujve tanë

    Insajderi
    28 July 2022 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka uruar shqiptarët me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Në videomesazhin drejtuar konferencës së mbajtur sot në Tiranë, presidenti i SHBA-ve Joe Biden theksoi se në të ardhmen SHBA-të do të vazhdojnë që të qëndrojnë pranë Shqipërisë.

    “Dërgoj urimet më të përzemërta për miqësinë jetëgjatë të SHBA-ve, ndërsa festojmë 100- vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona. Kur SHBA-të mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore u krijua një miqësi e përhershme e popujve tanë, një dashuri e përbashkët për lirinë dhe vlerat e demokracisë të cilat nuk u thyen kurrë edhe në dekadat e diktaturës. Në të ardhmen SHBA-të do të vazhdojnë që të qëndrojnë pranë Shqipërisë, ndërsa vendi forcon institucionet demokratike, lufton korrupsionin dhe përmbushni udhëtimin për t’iu bashkuar BE. Uroj që dy kombet të vazhdojnë të ndërtojnë gjithçka kemi arritur së bashku dhe të ofrojmë një të ardhme më shpresëdhënëse për fëmijët tanë”, tha Presidenti i SHBA-së Joe Biden.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark