Insajderi
Lajme

​Për 24 orë në Kosovë u ngritën 105 aktakuza

Insajderi
29 July 2022 - 11:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
​Për 24 orë në Kosovë u ngritën 105 aktakuza
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në raportin 24 orësh të prokurorisë thuhet se janë ngritur njëqindepesë aktakuza kundër njëqindenjëzetetetë personave, për vepra të ndryshme penale në Kosovë.

‘Prishtinë, 29 korrik 2022 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur njëqindepesë (105) aktakuza kundër njëqindenjëzetetetë (128) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe pranë gjykatës kompetente janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale’, thuhet në njoftimin e prokurorisë së shtetit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark