Insajderi
Lajme

Një tjetër aksident në rrugën Prishtinë- Podujevë, tre të lënduar

Insajderi
29 July 2022 - 15:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një tjetër aksident në rrugën Prishtinë- Podujevë, tre të lënduar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë- Podujevë.

Rastin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe një motoçiklete në fshatin Vranidoll.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor ndërsa, me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për Insajderin.

Një aksident tjetër me fatalitet ndodhi në mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë- Podujevë, ku humbën jetën një dy persona dhe u lënduan dy fëmijë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark