​"KINO RINIA" i rikthehet në menaxhim kryeqytetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​”KINO RINIA” i rikthehet në menaxhim kryeqytetit

    Insajderi
    29 July 2022 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ‘Kino rinia’ tash e tutje do të jetë nën menaxhimin e komunës. Kjo pasi që Agjencia Kosovare e Privatizimit në mbledhjen e Bordit ka votuar pro kërkesës së tyre.

    ,,Pas një pune disa mujore të Drejtorisë së Pronës, e cila ka siguruar dokumentacionin e duhur dhe ka bërë verifikimin e tij, Agjencia Kosovare e Privatizimit në mbledhjen e djeshme të Bordit ka votuar pro kërkesës së Komunës së Prishtinës për rikthimin e Kino Rinisë nën menaxhimin tonë. Kjo, pasi kemi vërtetuar nga Arkivat Komunale e Ndërkomunale që ky objekt është pronë e Komunës së Prishtinës, dhe se deri tash, padrejtësisht është menaxhuar si ndërmarrje shoqërore nga AKP, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark