​Arrestohet një person për dhunë në familje në Ferizaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Arrestohet një person për dhunë në familje në Ferizaj

    Insajderi
    01 August 2022 - 08:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se në fshatin Balaj të Ferizajt është raportuar një rast i dhunës në familje dhe kanosjes.

    Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka intervistuar viktimën me inicialet B.T (F/K) e moshës 24 vjeçare dhe një dëshmitar”.

    Viktima ka deklaruar se, shkak i një mosmarrëveshje ishte kanosur nga bashkëshorti i saj me inicialet L.T ( M/K) i moshës 30 vjeçar, të cilën policia më pas rreth orës 23:00 e ka arrestuar.

    “I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Dhunë në familje dhe Kanosje’’, thuhet në njoftimin stacionit policor në Ferizaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark