Shtyrja e vendimit për reciprocitet, Haradinaj: Kërkesa e SHBA-së nënkupton se Qeveria nuk i njoftoi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shtyrja e vendimit për reciprocitet, Haradinaj: Kërkesa e SHBA-së nënkupton se Qeveria nuk i njoftoi

    Insajderi
    01 August 2022 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj thotë se kërkesa e SHBA-së për shtyrjen e afatit prej 30 ditësh për implementimin e vendimit për targat nënkupton se Qeveria nuk i ka njoftuar paraprakisht partnerët ndërkombëtar.

    Ajo thotë se “Vendimet impulsive në qeverisje në të shumtën e rasteve janë të dëmshme!”.

    Reagimi i saj i plotë:

    Kërkesa amerikane për shtyerje 30 ditëshe të implementimit të vendimit për targa dëshmon se Qeveria nuk qenka koordinuar (lexo: NUK i ka njoftuar paraprakisht) partnerët ndërkombëtar për planin e veprimit.

    Moskoordinimi për çështje të sigurisë me partnerët e ngushtë (sidomos SHBA🇺🇸), duke besuar se forcon sovranitetin dhe vetëvendosjen politike, në realitet po na dobëson duke u detyruar të zbrapsemi turpshëm përballë Serbisë (e Rusisë).

    Vendimet impulsive në qeverisje në të shumtën e rasteve janë të dëmshme!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark