
Banorë të lagjes Dardania më konkretisht ata në rrugën “Bill Clinton nr.28”, kanë kohë që kanë kërkuar nga KEDS t’ua rregullojnë një shtyllë elektrike e cila shihet se është gati e rrëzuar.
Ata po i frikësohen edhe moti të ligë që herë pas here po mbretëron në Prishtinë.
“Mjafton edhe një qasi stuhie si para do dite edhe kjo shtyllë mundet me ia marrë jetën dikujt, e po ashtu dëmet materiale janë të pa evitueshme bone ra”, tha një banor i kësaj lagje.
Kërkesën për rregullim njëri nga banorët tha se e ka bërë më tepër se 10 herë.
Sipas të njëjtit vet punëtorët teknik të KEDS kanë konstatuar se gjendja e shtyllës është e keqe e se mund të shkaktojë dëme.
“Kërkesën për rregullimin e shtylles në KEDS e kemi bërë më tepër se 10 herë përmes telefonatave, njeherë kanë qenë teknika kanë thënë që gjendja e shtyllës është jashtzakonisht e keqe dhe mundet me bë demë të madh në ndërtesën tonë, mirëpo pavarësisht asaj skanë ardhë me rregullu edhe pse kërkesat tona s’kanë pas të ndalur”, tha ky banor për Insajderin.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe KEDS-in për rastin por deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.