I kapin 11 qese - Policia ia bastis edhe banesën i gjenden edhe mbi 461 gram marihuanë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    I kapin 11 qese – Policia ia bastis edhe banesën i gjenden edhe mbi 461 gram marihuanë

    Insajderi
    03 August 2022 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar mbrëmë në Fushë Kosovë. Të njëjtit policia fillimisht ia kishte gjetur 11 qese me narkotikë të llojit marihuanë dhe pas bastisjes në shtëpi i janë sekuestruar edhe 461.70 gram të këtij lloji.

    I dyshuari sipas njoftimit të policisë është dërguar në mbajtje.

    Njoftimi i plotë:

    Fushë Kosovë 02.08.2022 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pasi ka arritur njësia policore i njëjti i ka hedhur 11 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 9.27 gram, të cilat janë sekuestruar nga zyrtarët policorë. Me urdhër të gjyqtarit është bërë kontrolli i banesës së të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe 461.70 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    /GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark