​Mehmeti mungon për arsye shëndetësore, shtyhet shqyrtimi i raportit vjetor të BQK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Mehmeti mungon për arsye shëndetësore, shtyhet shqyrtimi i raportit vjetor të BQK-së

    Insajderi
    03 August 2022 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere që nisi me 40 minuta vonesë, e ka kryesuar fillimisht zëvendëskryetari i këtij Komisioni, Mërgim Lushtaku për shkak të mungesës së prezencës së kryetarit Armend Muja.

    Deputeti nga PDK, Lushtaku kritikoi kryetarin Muja, i cili tha se deputeti në fjalë nuk është hera e parë që vonohet në mbledhjet e Komisionit.

    Ndërsa, në mungesë të guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehmeti, për shkak gjendjes së tij shëndetësore me grip, komisioni vendosi që raportin vjetor të BQK-së ta shtyjë për mbledhjen e radhës, po kështu vendosi edhe për raportin financiar vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

    Derisa komisioni aktualisht po shqyrton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark