Insajderi
Lajme

​Shërbimi Korrektues i Kosovës pranon donacionin nga ambasada e SHBA-së

Insajderi
04 August 2022 - 15:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
​Shërbimi Korrektues i Kosovës pranon donacionin nga ambasada e SHBA-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pranuar donacionin nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht nga Byroja për çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit.

Pranim-dorëzimi i donacionit u nënshkrua nga Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sami Gashi dhe Drejtori i Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në Kosovë, Shawn Waddoups.

“Në donacion përfshihen tabela elektronike, kamera sigurie, databaza dhe monitorë të ndryshëm, përmes së cilëve zyrtarët korrektues nga Qendra Operative e Shërbimit Korrektues të Kosovës do të monitorojnë të gjitha qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit. Donacioni do të ndikojë në rritjen e nivelit të sigurisë brenda dhe jashtë institucioneve korrektuese, ka për qëllim luftimin dhe parandalimin e dukurive negative, e po ashtu edhe përmirësimin e kushteve të punës së përditshme të zyrtarëve korrektues. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me donacionet e saj përmes INL & ICITAP ka mbështetur dhe po vazhdon ta mbështes zhvillimin e SHKK-së në ndërtimin e një sistemi të avancuar, të pavarur, të sigurt dhe të vetëqëndrueshëm”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark