Insajderi
Lajme

Aksident i rëndë në Rogovë, tre persona të lënduar

Insajderi
07 August 2022 - 20:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident i rëndë në Rogovë, tre persona të lënduar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Rogovë të Gjakovës.

Zëdhënësi i Policisë ka thënë se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Ai tregoi se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Aksidenti ka ndodhur në mes të fshatrave Rogovë dhe Celinë. Të përfshira janë dy automjete ndërsa si pasojë e aksidentit 3 persona janë lënduar rëndë të cilët për momentin janë duke marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal kurse në vendngjarje janë njësitet e trafikut nga DRP Gjakovë”, tha zëdhënësi Graishta.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark