Insajderi
Insajderi

Vlora Çitaku: Nuk ka me pas luftë në Kosovë, mos ndjellni frikë e panikë

Insajderi
08 August 2022 - 17:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vlora Çitaku: Nuk ka me pas luftë në Kosovë, mos ndjellni frikë e panikë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka deklaruar se nuk do të ketë luftë në Kosovë. “Mos ndjellni frikë”, thotë ajo duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Kurti i cili tha se rreziku i një konflikti me Serbinë është i lartë, shkruan Gazeta Insajderi.

Përmes një statusi në Facebook, Çitaku thotë se lufta konvenciale ka përfunduar, tash betejat janë të një natyre tjetër.

“Nuk ka me pasë luftë në Kosovë. Mos ndjellni frikë e panikë. NATO është garantues i sovranitetit të Kosovës. Serbia e di shumë mirë çka sjellë një konflikt i hapur me NATO. E ka provu”, shkruan mes tjerash Çitaku.

E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për la Repubblica, ka deklaruar se rreziku i një konflikti me Serbinë është i lartë. Ai tha se pas Serbisë qëndron Vladimir Putin. Kurti thekson se mundësitë për një luftë të tretë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovës janë shumë të larta.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark