Insajderi
Insajderi

Caktohet masa e paraburgimit për italianen dhe shqiptaren nën dyshimet për prostitucion

Insajderi
10 August 2022 - 11:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Caktohet masa e paraburgimit për italianen dhe shqiptaren nën dyshimet për prostitucion
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurave B.K dhe A.P,  për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Mundësim dhe detyrim në prostitucion nga neni 234 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe e pandehura A.P dyshohet se ka kryer edhe veprën penale Sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 paragrafi 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurave B.K dhe A.P e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtave iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilën veç e veç, të pandehurave  masa e paraburgimit i caktohet në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh  faktin se nëse të pandehurat lihen në liri, do të pengojnë rrjedhën normale të procedurës duke mos ju përgjigjur ftesave, po ashtu ekziston rreziku i ikjes së tyre, pasi që të njëjtat janë shtetase të huaja.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark