Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar ka kërkuar nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni të shkarkoj Aid Berishën nga drejtimi i Zyres për Preshevë, shkruan Insajderi.
Latif Maliqi, Kryesues i Komitetit për bashkëpunim ndërkufitra, ka thënë se gjatë takimit të rregullt të Komitetit për Bashkëpunim Ndërkufitar, Aid Berisha ka qenë i paaftë për të dëshmuar se ai mund ta drejtoj atë institucion.
“Në afro 30 pyetjet që i bëmë, dukej qartë se ai nuk i ka as njohuritë më elementare për Luginën e Preshevës, si dhe për luginasit që jetojnë në Kosovë”, shkruan ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar rekomandon shkarkimin e Aid Berishës nga drejtimi i Zyres për Preshevë.
Gjatë takimit të rregullt të Komitetit për Bashkëpunim Ndërkufitar patëm në interpelancë personin e angazhuar (me kontratë në vepër) në Zyren për Preshevë, Aid Berishën. Gjatë diskutimit, pamë se ai tërësisht i paaftë për ta drejtuar atë institucion. Në afro 30 pyetjet që i bëmë, dukej qartë se ai nuk i ka as njohuritë më elementare për Luginën e Preshevës, si dhe për luginasit që jetojnë në Kosovë.
Është e papranueshme tallja e luginasve, duke emëruar njerëz në Zyrën për Preshevë, e që nuk marrin fare erë në çështjet e saj.
I bëjmë thirrje kryetarit të komunës që urgjentisht të emëroj dikë tjetër këtë post, dikë më të përgatitur, dikë që mund sado pak t’i ndihmojë luginasit, e jo të tallet me ta, duke zbatuar marrëveshje të jashtëligjshme politike.
Latif Maliqi Kryesues i Komitetit për bashkëpunim ndërkufitra.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
11 gusht 2022