Ministria e Arsimit e kënaqur me organizimin e zgjedhjeve në UP - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Arsimit e kënaqur me organizimin e zgjedhjeve në UP

    Insajderi
    31 March 2016 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas zgjedhjes së Marjan Demës në krye të Universitetit të Prishtinës, Ministria e Arsimit ka thënë se e vlerëson lartë procesin e organizimit të zgjedhjeve të përgjithshme dhe të parakohshme në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

    “Me këtë rast, falënderojmë të gjithë bartësit e procesit zgjedhor në të gjitha nivelet e organeve të Universitetit për përkushtimin dhe kontributin e dhënë në zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të rregullta dhe transparente”, thuhet në një komunikatë për media.

    Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prof. Dr. Arsim Bajrami uron Prof. Dr. Marjan Dema, për zgjedhjen në detyrën e Rektorit të Universitetit të Prishtinës, “duke i ofruar mbështetjen dhe bashkëpunim e plotë në realizmin e programit të punës për fuqizimin e Universitetit, si institucioni kryesor i arsimit të lartë në vend dhe vënien e universitetit në shërbim të shoqërisë dhe të ekonomisë së vendit”.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark