Insajderi
Botë

Kriza e kostos së jetesës, britanikët heqin dorë nga kafshët e tyre shtëpiake

Insajderi
14 August 2022 - 23:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kriza e kostos së jetesës, britanikët heqin dorë nga kafshët e tyre shtëpiake
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Britanikët po heqin dorë nga kafshët e tyre shtëpiake në një numër një numër që nuk ishte parë që nga kriza financiare e vitit 2008, ndërsa kostoja e jetesës rritet.

Organizata bamirëse të kafshëve kanë raportuar se kanë parë kërkesa rekord për kthimet e qenve dhe maceve që kur çmimet janë rritur.

Dailymail shkruan se shumë pronarë po detyrohen të vendosin se kostoja shtesë e ushqimit plus qindra paund në faturat e veterinerit nuk është më e menaxhueshme.

Steven Craddock, i cili menaxhon shtëpinë e qenve dhe maceve Battersea në jugperëndim të Londrës tha: “Ne jemi të shqetësuar se kjo do të jetë në rritje për njerëzit që të sjellin qentë e tyre në Battersea”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark