Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka treguar bilancin e shkëmbimit energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë. Koorporata Elektroenergjetike e Shqipërisë sot i ka dalë në ndihmë Kosovës e cila veçse kishte filluar me masat e reduktimeve të energjisë si pasojë e mungesës së importit.
Rizvanolli ka thënë se KEK deri më sot i ka dhuruar KESH-it 121.7 MWh, ndërsa sot ka marrë 1 mijë MWh për evitimin e reduktimeve.
“KEK deri sot i ka dhënë KESH-it 121.7 mijë MWh. Sot po marrim më pak se 1 mijë MWh për të evituar reduktimet”, tha ajo.
“Këto janë rezultatet e prekshme për qytetarët kur ne bashkëpunojmë!”, shtoi Rizvanolli.
Me Ministren @BallukuBelinda nënshkruam dy memorandume bashkëpunimi me 🇦🇱 në fushën e energjisë, me fokus ndër të tjera:
— Artane Rizvanolli (@Artane_R) June 20, 2022
✅Bilancin e përbashkët energjetik 🇽🇰-🇦🇱, për herë të parë
✅Këmbimin e energjisë
✅Kapacitetet e gjenerimit të energjisë elektrike nga LNG në Vlorë https://t.co/8tkbtqn5vu