Insajderi
Insajderi

Policia në Ferizaj e ndalë një furgon për kontroll, gjejnë substanca narkotike e rizlla

Insajderi
17 August 2022 - 09:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia në Ferizaj e ndalë një furgon për kontroll, gjejnë substanca narkotike e rizlla
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policët e stacionit në Ferizaj rreth orës 00:50 në fshatin Manastirc të Ferizajt, gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet furgon me targa vendore.

Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të personave, shoferit dhe dy pasagjerëve, në automjet janë gjetur substancë narkotike, cigare të mbështjella me marihuanë dhe një pako letra (rizlla).

Tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, i dyshuari me inicialet L.M (M/K) i moshës 22 vjeçar ka pranuar se sasia e gjetur e narkotikëve është e tij.

Me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të mëtejme hetimore nga Njësia e Hetimeve, ndërsa rasti është cilësuar “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark