Insajderi
Insajderi

Ministrit Liburn Aliu i vidhet vetura zyrtare

Insajderi
17 August 2022 - 16:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ministrit Liburn Aliu i vidhet vetura zyrtare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, mbrëmë i është vjedhur vetura zyrtare, Audi A3.

Mediumi online “Demokracia.com” raportoi se Aliu sot është intervistuar në mëngjes nga Policia e Kosovës, pas insistimeve që ai të jep deklaratë, pasi që ishte munduar fillimisht që si çështje t’ia linte tërësisht logjistikës që ta menaxhonte.

Gazeta Insajderi ka provuar të konfirmoj lajmin nga Polica e Kosovës por ende nuk kanë kthyer një përgjigje.

Po ashtu, as nga kabineti i ministrit Liburn Aliu nuk kanë qenë të qasshëm për të konfirmuar lajmin.

“Sot në mëngjes ishte paraqitur vetë në polici shoferi i ministrit Liburn Aliu, P. Th., i cili kishte deklaruar se mbrëmë rreth orës 22:30-22:45, ministri Liburn Aliu kishte parkuar veturën e tij zyrtare Audi A3, ngjyrë e zezë me targa zyrtare 3Z-***, në parkingun e kësaj ministrie. Ndërsa, në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 04:30, mësohet se ishte telefonuar edhe përgjegjësi për veturat e kësaj ministrie, B. C. nga ana e Policisë së Kosovës, pasi që në Pikën Kufitare “Qafë e Morinës” ishte ndalur vetura zyrtare e ministrit Liburn Aliu nga ana e zyrtarëve policorë, pas dyshimeve në vozitësin e veturës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark