Insajderi
Lajme

Ky është moti për pesë ditët e ardhshme

Insajderi
21 August 2022 - 20:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është moti për pesë ditët e ardhshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë javës së ardhshme në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm.

Sipas IHMK-së, dita do të fillojë me rreze të diellit, por gjatë ditës do të ketë reshje shiu dhe shkarkime elektrike.

Bëhet e ditur se temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-29 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet në vlerat e mesatareve.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e forte”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark