​Policia arreston një person të kërkuar në Shtime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Policia arreston një person të kërkuar në Shtime

    Insajderi
    22 August 2022 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 29 vjeçar është arrestuar në mesditën e së hënës në Shtime pasi po kërkohej nga policia.

    Në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj I dyshuari po kërkohej pasi po akuzohej për veprën penale ‘’ Lëndim i rëndë trupor ’’, mirëpo i njëjti nuk ishte paraqitur në seancat gjyqësore në Ferizaj dhe për këtë i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

    “Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 14:00 në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet E.M (M/K), i moshës 29 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Lëndim i rëndë trupor ’’ mirëpo i njëjti nuk ishte paraqitur në seancat gjyqësore në Ferizaj dhe për këtë i caktohet masa e paraburgimit prej një ( 1) muaji. Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark