Insajderi
Lajme

Escobar në Prishtinë, nesër darkë pune me kreun e PDK’së

Insajderi
22 August 2022 - 16:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Escobar në Prishtinë, nesër darkë pune me kreun e PDK’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, këtë javë do të vizitojnë Kosovën dhe në Serbinë.

Insajderi ka konfirmuar se, emisari amerikan do ta takoj për drekë pune kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin.

“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të ketë të martën darkë pune me Emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar”, konfirmoi për Insajderin, Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.

Këto takime kanë për qëllim që t’i bindin palët për arritjen e një marrëveshje për tejkalimin e tensioneve në veri të Kosovës si dhe për çështjen e targave të veturave dhe dokumentet serbe.

Në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel, që është mbajtur më 18 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk kanë arritur marrëveshje për këto çështje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark